Barcelona, e frikshme me 6 gola, nuk fal as Atletico

messi 1 1100x620

Gara për titullin në Spanjë duket se do të jetë rivalizuese deri në javën e fundit. Atletico Madrid arriti një fitore tejet të mundimshme ndaj Deportivo Alaves, 1-0 duke ruajtur distancën prej 4 pikësh nga ndjekësit.

Luis Suarez vendosi ndeshjen me golin e tij të 500 në karrierë, ndërkohë që protagonist pa diskutim ishte edhe portieri Jan Oblak që priti një 11-metërsh pak minuta nga fundi.

Frikshëm, u kundërpërgjigj Barcelona e vendit të dytë që shkatërroi 6-1 Real Sociedad. Rekord botëror për Leo Messin që me dy golat e e shënuar, arriti në kuotën e 467 golave në një Ligë të vetme, duke thyer një tjetër arritje të brazilianit Pele.

Jo vetëm kaq, por argjentinasi, u kthye dhe zyrtarisht në futbollistin me më shumë ndeshje në historinë e Barcelonës, plot 768 paraqitje me katalanasit.