Basha kujton fitoren e PD në zgjedhjet e 1992: Së bashku do t’ia dalim

basha 1 1100x620

Partia Demokratike ka përkujtuar me një aktivitet, ditën e hënë, fitoren e 29 viteve më parë në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Pasi e cilësoi këtë datë si ditën e demokracisë në Shqipëri, kreu i PD-së, Lulzim Basha kujtoi arritjet e qeverisjeve të PD-së dhe premtoi se shumë shpejt qeveria e re do t’i japë fund së keqes dhe do të rinisë rrugëtimin europian të vendit.

“22 Marsi, kjo ditë e shpresës, ditë e fitores, kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Ka pasur dhe padyshim që do të ketë vështirësi edhe në të ardhmen, por ne demokratët kemi treguar që jemi seriozë dhe këmbëngulës në ato që bëjmë.

Ju falënderoj nga zemra për të gjithë angazhimin tuaj që ditët e para të kësaj beteje të pashembullt e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e së keqes dhe fitoren e ëndrrës të shqiptarëve të bashkuar, rinisje në rrugëtimin tonë drejt Europës, fitoren e çdo familjeje shqiptare dhe të Shqipërisë”, tha Basha.