Bienalja e Akuarelit, Haliti tregon fuqinë e artit edhe në kohë të vështira për njerëzimin

Helidon Haliti ndonëse në një vit të vështirë të jetës, kur pandemia i mori të atin, poetin e njohur Faslli Haliti, autorin e mbi 20 veprave poetike, sërish thërret me artin e tij: Jam gjallë!

E gjejmë në Muzeun Historik Kombëtar me një mision që e ka nisur vite më parë, me Bienalen e Akuarelit, një ngjarje artistike që edhe këtë vit ka sjellë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota.

“Kam mbërritur në Tiranë në vitin 1989 për herë të parë, por si turiste. Kam njohur më vonë Helidonin dhe prej shumë vitesh jam pjesë e bienales së akuarelit që zhvillohet këtu. Do të marr pjesë sa herë të më njoftojë Helidoni pasi sa herë vij njoh njerëz fantastikë dhe qytete që ndryshojnë çdo ditë. Kjo është vepra ime, një vepër që merr jetë nga pasioni im i madh për makinat e vjetra, motorët retro. Jetoj çdo ditë me to, madje edhe në shtator planifikoj të vij me një të tillë në Tiranë. Shpresoj t’ju takoj sërish me pikturat e mia”, u shpreh Hermi Kuener, artiste nga Austria.

Helidoni rrëfen për A2CNN se pas ekspozitës vetjake në një ambient privat, Bienalja do t’i lërë vendin ekspozitës që iu refuzua nga Galeria e Arteve. Atë do ta gjeni çdo ditë aty në muze me vizitorët, gati për t’ju treguar veprat e bienales, ashtu sikurse ne e gjetëm po aty, ndonëse në një ditë pushimi për institucionin.

  • LAJMI I FUNDIT | Mblidhet kryesia e PD, Basha: Në parti ka vend për të gjithë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ne s'mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Jam shënjestra e parë e fushatës denigruese