Cilat janë zonat më të nxehta për zgjedhjet e prillit?

Kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore për garën parlamentare të 25 Prillit dhe tensionet kanë nisur të shfaqen.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se Durrësi është qarku me nivelin më të lartë të riskut zgjedhor, ndjekur nga Lezha, Shkodra, Tirana, Dibra dhe Elbasani.

Por, nëse analiza fokusohet në nivel bashkie, atëherë Elbasani kapërcen në krye, me 98% të riskut, ndjekur nga Bashkia Durrës dhe Shijak (97%).