Dita e Ujit, ekspertët apelojnë për sensibilizim dhe menaxhim të resurseve

Dita Botërore e Ujit, e cila shënjohet çdo vit në 22 Mars, ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji.

Dëmtimi i mjedisit, së bashku me ndryshimet klimaterike, po nxitin krizat që lidhen me ujërat kudo në botë dhe kjo ka bërë që përmbytjet, thatësirat dhe ndotja e ujit janë bërë gjithnjë e më keq nga vegjetacioni i degraduar, toka, lumenjtë dhe liqenet.

Këto pasoja ndihen edhe në qytetin e Vlorës, një qytet me resurse të shumta ujore, por që vuan si mungesën e ujit për familjet, ashtu edhe përmbytjet nga reshjet e shiut.

Aktualisht, janë nisur një sërë projektesh për menaxhimin e ujrave në qytetin e Vlorës, por ende ky qytet, ashtu si edhe Durrësi, mbetet ndër rajonet me riskun me të lartë të përmbytjeve.