Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Absolut 4/ Durrësi, qarku me rrezikshmërinë më të lartë elektorale

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 21:34 | Politikë
Absolut 4/ Durrësi, qarku me rrezikshmërinë më të

Instituti i Studimeve Politike mendon se Durrësi është qarku me nivelin më të lartë të riskut zgjedhor, ndjekur nga Lezha, Shkodra, Tirana, Dibra dhe Elbasani.

I ftuar në studion e “Absolut 4”, Afrim Krasniqi i ISP Albania, deklaroi se Elbasani dhe Durrësi konsiderohen si qytetet më problematike: “Ironikisht janë dy qytete universitare dhe është e habitshme që aktorët politikë kanë zgjedhur në qytete universitare të kenë elementë të inkriminuar, me bazë të fortë financiare dhe fisnore”.

https://a2news.com/2021/03/22/niveli-i-riskut-zgjedhor-sipas-qarqeve/

Krasniqi shtoi se “vendosja e kryeministrit në kufirin e mandateve, do ta ashpërsojë “luftën” elektorale”.

Ndërsa gazetari i A2, Armand Bajrami, deklaroi se “raporti i ISP shkon në sinkron edhe me mendimin e agjencive ligjzbatuese në vend”.

“Durrësi është qyteti me portin më të madh në vend, që shërben edhe si pikë hyrëse e lëndëve narkotike. Pikërisht, aty ka interesa shumë të mëdha financiare dhe grupet kriminale që kontrollojnë segmente të caktuara në qytet, duan edhe që të jenë me pushtetin. Kjo ndikon që në Durrës të krijohet simbioza mes partive dhe elementëve të inkriminuar”, u shpreh Bajrami.

https://a2news.com/2021/03/22/niveli-i-riskut-zgjedhor-krasniqi-tregon-ne-absolut-4-problematiken-e-qarkut-tirane/

Analisti Ilir Kalemaj theksoi se "Durrësi ka pasur luhatshmëri më të madhe të votuesve. Është qark mjaft heterogjen. Ky qytet ka pasur një kryebashkiak që është person “non grata” në SHBA".

https://a2news.com/2021/03/22/kalemaj-nuk-vidhen-zgjedhjet-ne-kutite-e-votimit-shiten-dhe-blihen-me-perpara/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani