Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Greqia shtyn sërish afatin e hapjes së Kapshticës

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 11:42 | Aktualitet
Greqia shtyn sërish afatin e hapjes së Kapshticës

Shtyhet sërish afati për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Afati do të shtyhet edhe për dy javë të tjera, çka korrespondon me datën 5 prill.

"Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.", njofton Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjta që prej nëntorit të vitit 2020, ku nuk lejohet të kalojë asnjë udhëtar drejt shtetit helen apo qoftë dhe mjetet e tjera.

Të vetmet hyrje, janë ata individë që mund të hyjnë nga shteti grek në Republikën e Shqipërisë vetëm me këmbë dhe mjetet e transportit të rëndë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani