Grumbullimi në Barcelonë, Berisha, Mitaj e Veseli mungojnë në stërvitjen e parë

kombetarja stervitje 600x338

Kombëtarja shqiptare zhvilloi stërvitjen e parë në Barcelonë, përpara ndeshjes me Andorrën.

Trajneri Edy Reja kishte në dispozicion 25 futbollistë, ndërsa mungonin vetëm portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësit Frederik Veseli dhe Mario Mitaj.

Sipas stafit kuqezi, dy lojtarët do t’i bashkohen ekipit në vijim, me vonesën që lidhet me udhëtimet, pas angazhimeve me klubet përkatëse.

Shqipëria do të qëndrojë në Barcelonë deri të mërkurën, për t’u spostuar më pas në Andorrë për stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes. Në Grupin I kualifikues, bëjnë pjesë edhe Anglia, Polonia, Hungaria e San Marino.