Hungaria i hap derën vaksinës së re kineze, thotë se shmang rastet e rënda deri në 95%

Can sino 1100x620

Hungaria po shndërrohet gjithmonë e më shumë në hyrjen kryesore në BE për vaksinat ruse dhe kineze.

Pas lejes për vaksinën ruse Sputnik V dhe kinezes Sinopharm, disa javë më parë, tashmë vendi i drejtuar nga Viktor Orban ka vendosur t’i japë mirëseardhjen një tjetër vaksine të ardhur nga vendi aziatik.

Bëhet fjalë për vaksinën me emrin shkencor Ad50-nCoV, por e njohur me emrin e prodhuesit të tij, kompanisë farmaceutike CanSino Biologics.

Hungaria është vendi i parë europian që përdor këtë tip vaksine, ndërkohë që edhe Meksika dhe Pakistani i kanë dhënë dritën jeshile.

Sipas studimeve, ende jo të miratuara nga organizma si Agjencia Europiane e Barnave, vaksina që parashikohet  me një dozë të vetme ka një efikacitet të 65, 28% pas 28 ditësh nga injektimi, ndërkohë që shmangia e rasteve të rënda dhe vdekjeprurëse shkon deri më 95%.