Itali, shifrat tregojnë trendin në ngadalësim, ekspertët: Durim, jemi në mesin e valës së tretë

COVID 1 1100x620

Bilanci italian i koronavirusit flet për 13846 raste, në ulje nga dita e djeshme ku ishin më shumë se 20 mijë, por si gjithmonë në të dhënat që i referohen të dielës, me një numër testimesh pothuajse të përgjysmuar.

Ndërkohë, autoritetet kanë deklaruar 386 viktima, që çojnë nëmë shumë se 105 mijë numrin e viktimave në total.

Niveli i pozitivitetit është në rritje, 8.15 nga 7.2%  e ditës së djeshme, dhe numri i të shtruarve në spitale është në rritje me 565 persona vetëm gjatë një dite.

Sot është Emilja-Romanja rajoni italian më i goditur, me 2118 raste, e ndjekur nga Lombardia, Piemonte dhe Lacio, këto dy të fundit në rritje të dukshme rastesh.

Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore, trendi i epidemisë është në ngadalësim, por jo në rënie. Sipas tyre, “shifrat na thonë se jemi ende në mesin e valës së tretë, duhet të kemi durim, sepse ekuilibri është i brishtë dhe virusi transmetohet ende lehtësisht në vend”.