Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, deputetet e Vetëvendosje dhe Listës “Guxo” vishen me të bardha

Ka tërhequr vëmendjen e mediave veshja e pjesës më të madhe të deputeteve të Vetëvendosje dhe Listës “Guxo”, në prag të fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vjosa Osmani, Arbërie Nagavci e shumë deputete të tjera kishin zgjedhur të visheshin me të bardha dhe në Facebook shpërndanë mesazhe se sot do të jetë ditë e bardhë.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë deputetë në Kuvendin e ri, Partia Demokratike e Kosovës 19 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 8 vende.