Mjeku shqiptar në Nju-Jork: Nëse nuk e ndalim virusin, mund të kemi një variant të ri të pakapshëm për vaksinat e sotshme

Doktori epidemiolog, Skënder Murtezani, i cili vepron në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara, deklaron se procesi i vaksinimit duhet të vijojë dhe se është shumë i rëndësishëm për ndalimin e virusit.

Sipas tij, nëse ai nuk ndalet mund të kemi një variant të ri, i cili mund të mos mbulohet nga vaksinat aktuale kundër koronavirusit.

“Përshpejtimi i vaksinimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të vijojmë me vaksinimin, momentalisht është shumë shpresëdhënëse sepse të gjitha vaksinat i mbulojnë variantet që janë deri sot.

Brenda varianteve ka disa variacione. Në një rast propozova që sekuestrimi gjeonimik të bëhet edhe në Shqipëri, të ndiqen variantet që janë në rrethin tonë. Për fat të keq, nëse nuk e ndalojmë virusin, variantet do të shpeshtohen. Mund të vijë një variant i pakapshëm për vaksinat e sotshme. Prandaj edhe përdorimi i masave, si distancimi, higjiena, mbajtja e maskës duhet të vijojë, që të mos hasim në një variant dhe të nisim punën nga fillimi si në janar”, u shpreh ai.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4