Ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi? Rama: Nuk jam njeriu i duhur

rama france 1100x620

Kryeministri Edi Rama është pyetur në Paris nëse Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka kërkuar të jetë ndërmjetës midis Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i qeverisë theksoi se “nuk është njeriu i duhur” dhe shtoi se është palë që mbron interesat e Shqipërisë dhe Kosovës: “Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë dhe si palë unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë dhe ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë që të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ata e mendojnë të arsyeshme. Natyrisht, me të gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë sot dhe nesër në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme si të arrijmë tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”.