Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Niveli i riskut zgjedhor, Krasniqi tregon në “Absolut 4” problematikën e Qarkut Tiranë

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 22:46 | Politikë
Niveli i riskut zgjedhor, Krasniqi tregon në “Absolut 4”

Afrim Krasniqi i ISP Albania, në studion e “Absolut 4” në A2, tregoi se kush janë problematikat e Qarkut Tiranë në prag të fushatës zgjedhore.

“Në listën e Tiranës janë disa emra interesantë, që dalin për herë të parë në politikë, dhe ne nuk e kuptojmë kush janë. Por, nëse shikojmë atësinë, shikojmë se janë individë shumë të pasur, me ndikim dhe kanë hyrë në listë për të siguruar mandat. Vota në Tiranë nuk sigurohet më me pistoletë, por me blerje, trafik personal influence dhe burime shtetërore. Këto elementë e bëjnë të vështirë monitorimin dhe parandalimin. Tirana do të ketë rivalitet të madh brenda llojit”, u shpreh Krasniqi.

“Tirana ka edhe një problematikë tjetër: numër të vogël pjesëmarrjeje në zgjedhje. Shkon deri në 45% maksimalisht. Duke qenë kjo pjesëmarrje minimale, rritet pesha e periferisë. Nëse individi nuk i merr dot 70% të votave në Tiranë, e ka të lehtë për t’i marrë në Vorë e Rrogozhinë”, shtoi Krasniqi.

Sipas gazetarit të A2, Armand Bajrami, “Tirana është shumë e ekspozuar dhe kjo e bën më të mbrojtur nga incidentet zgjedhore”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë