Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Një traktat për Shqipërinë”, Flutura Açka flet për librin e Lulzim Bashës

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 14:39 | Politikë
“Një traktat për Shqipërinë”, Flutura

Botuesja Flutura Açka, njëkohësisht kandidate e PD-së në Elbasan, mori pjesë në prezantimin e librit të Lulzim Bashës, “Misioni im”.

Açka e quajti këtë libër si një traktat për Shqipërinë, për të cilin tha se duhet ta lexojnë të gjithë qytetarët.

“Basha e ka quajtur letër e hapur e shqiptarëve, në fakt është një traktat për sot, për Shqipërinë sot që duhet ta lexojë çdo shqiptar, i cili do të gjejë veten në të gjitha format që ai mendon qasjen e tij në ekonomi, në politikë, në debat publik, në raport me Kosovën. Pra kemi kaq shumë çështje për të diskutuar në këtë agor që na thërret të gjithëve të jemi të pranishëm. Para se të flas diçka për librin do të doja t’ju falënderoja zoti Basha! Ne jemi takuar për disa arsye edhe në Elbasan për Ditën e Verës si elbasanase, edhe si zonjë në ditën e zonjave, jemi takuar sot edhe si botuese. Do të thotë që ndoshta edhe unë jam natyrë që merrem me shumë gjëra bashkë, por këtu jam në rolin e botueses edhe doja edhe në këtë rol t’ju falënderoja për besimin që më keni dhënë të përfaqësoj dhe të jem e pranishme në Elbasan, në një qytet ku kam lindur dhe aq i dashur, shumë determinant në jetën time, është jeta ime, Elbasani është jeta ime sepse dola nga Elbasani e bërë.

Çfarëdo të ketë ndodhur më pas në jetën time vetëm ka qenë një konfigurim më i plotë, por në fakt unë jam Elbasani në një farë mënyre. Kështu që ju falënderoj shumë edhe shpresoj ta justifikoj me punë. Me korrektesë. E kam thënë edhe në bisedat e mia të përditshme me njerëz të zakonshëm ndoshta unë nuk e njoh politikën nga brenda, ndoshta unë nuk jam politikane e prerë për të dhënë premtime dhe gjëra të kësaj natyre që kanë të bëjnë me gjëra të mëdha ose qoftë më të vogla të mikroklimës shqiptare, por unë di të them që unë di të dëgjoj dhe unë ju kam thënë që unë mund të dëgjoj dhe shikoj se shqiptarët para së gjithash kanë nevojë që të dëgjohen dhe këtë gjë besoj se do ta bëj, të paktën këtë gjë do ta bëj mirë që është prapë pjesë e këtij debati për të cilin po flas. Kështu që ju falënderoj shumë për besim dhe shpresoj që ta justifikoj para së gjithash për elbasanasit”, u shpreh Açka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë