Numri i lartë i rasteve ditore, Gjermania pritet të zgjasë masat

Pandemia e Covid-19 dhe masat kundër përhapjes së saj janë temë e diskutimit të sotëm në Gjermani mes kancelares Merkel dhe 16 kryeministrave të landeve.

Sikurse pohon një dokument i shpërndarë në fundjavë vendi pritet të zgjasë pa limit kufizimet aktuale si pasojë e rritjes së incidencës së të infektuarve gjatë javës së fundit.

Sipas institutit “Robert Koch”, vendi regjistroi dje 103 të infektuar për 100 mijë banorë në krahasim me 72 të tillë që ishte një javë më parë. Izolimi do të hiqet vetëm kur kjo shifër të arrijë në 50 thonë autoritetet.