“Pandemia në BE do të vihet në kontroll brenda muajit korrik”

MB BE frame 0 1100x620

“Pandemia në BE do të vihet në kontroll brenda muajit korrik”. Këtë pohim e bëri Komisioneri për Tregtinë e Brendshme në BE, Thierry Breton, sipas të cilit nëse duhet marrë parasysh një datë simbolike ajo do të ishte 14 korriku.

“Gjithnjë nëse dërgesat e vaksinave i përmbahet kontratave”, pohoi komisioneri. Sepse sipas Breton, BE e di që kjo pandemi ka vetëm një zgjidhje që mbetet, vaksinimi i popullatës.

Deri në qershor, blloku do të furnizohet me rreth 350 milionë doza vaksinash.