Parashikimi i motit: 22 mars 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Dita e hënë mbetet me reshje të pakta shiu dhe bore në terrenet malore mbi 400 metra lartësi deri pasdite, kur reshjet lokalizohen në lindje dhe juglindje kryesisht në formë bore.

Mbrëmja dhe nata sjellin reshje të papërfillshme në zona të izoluara malore. Temperaturat vijojnë me një rënie të lehtë në të dy vlerat ditore duke i luhatur këto vlera nga -2 në 11 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi verilindor deri pasdite kur era sërisht forcohet në veri dhe brigjet detare duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h; dallgëzimi në bregdet mbetet mbi 5 ballë, më i theksuar në brigjet joniane.