“Po jetojmë në burg, jemi të lodhur”, me mijëra persona pa maska festojnë karnavalet

Mbi 6 mijë persona mbushën rrugët e Marsejës në Francë për të festuar karnavalet, duke shkelur totalisht masat anti-covid. Askush prej tyre nuk mbante maskë dhe për distancën sociale as që bëhej fjalë.

“Është një grumbullim nga persona të papërgjegjshëm dhe në shkelje të masave”, thanë autoritetet lokale, ndërsa në orët e pasdites u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, personat që morën pjesë në këtë grumbullim u shprehën se janë të lodhur me masat duke qëndruar të mbyllur. “Po jetojmë në burg”, thanë disa prej tyre.