Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Punësimet në administratë, 10 mijë më shumë në tre muaj, rekord nga 2002

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 15:11 | Ekonomi
Punësimet në administratë, 10 mijë më shumë

Numri i të punësuarve në administratën publike në fund të vitit të kaluar arriti rekordin e mbi 182 mijë persona, sipas të dhënave të fundit që raportohen nga INSTAT mbi listëpagesat që deklarohen në tatime.

Kjo përbën një kapërcim me afro 10 mijë të punësuar në shtet, kundrejt vitit të kaluar. Për të gjetur një shifër të krahasueshme duhet të kthehemi pas në vitin 2002, kur administrata kishte 186 mijë të punësuar.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, a kemi të bëjmë me punësime elektorale?

“Mund të konsiderohen të lidhura me kohën që jetojmë. Kryesisht ka rritje në arsim pasi u desh që të punësoheshin psikologë dhe mësues shtesë”, shprehet Delina Ibrahimaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve

Pjesa tjetër e punësimeve, sipas drejtoreshës së Tatimeve, përfshihen në sektorin e energjisë elektrike, në nevojat që kanë institucionet dhe bashkitë për programin e rindërtimit, si dhe një pjesë më e vogël në entet funerale, si dhe në rendin publik.

Në bazë të rregullores të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, punësimet dhe shtimi i stafit në institucione është i ndaluar gjatë fushatës zgjedhore, duke përjashtuar rastet e emergjencave, si ajo e Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë