Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkatërrimi i hekurudhës, "Guri i Kuq", stacioni që dikur lidhte juglindjen

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 12:15 | Aktualitet
Shkatërrimi i hekurudhës, "Guri i Kuq", stacioni që

Gati një dekadë më parë nga stacioni hekurudhor “Guri i Kuq”, udhëtonin mijëra pasagjerë me tren nga Korça dhe Pogradeci drejt Elbasanit apo Tiranës si një mënyrë alternative me kosto më të ulët.

Sot, ky stacion në Pogradec hesht dhe duket sikur tretet nën vete nga dita në ditë. Ish-punonjës të hekurudhës kujtojnë vitet e punës dhe shprehen se hekurudhën e mbytën partitë politike me pretendimin se ishte jo rentabël.

“Jo vetëm për ish-punonjësit, por edhe vetë qytetarët që dikur përdornin udhëtimin me tren, shprehen se ky shërbim duhet të rikthehet sa më parë, edhe si një mundësi për shtresën e varfër, por edhe si një udhëtim më i sigurt.

Premtimet për projekte ndërkombëtare të hekurudhës për ish-punonjësin Guri Lena duken si “deja-vu” që përsëriten në çdo fushatë elektorale.

E derisa këto projekte, premtime fushatash të zbatohen, qytetarët dhe ish-punonjësit e hekurudhës në Gurin e Kuq duhet të mbajnë gjallë kujtimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë