Turqia doli nga traktati europian kundër dhunës ndaj grave, Biden i zhgënjyer

2ff44912 888b 413e 9bcd 6d305a2df967 AP APTOPIX Election 2020 Joe Biden 1100x620

Tërheqja e Ankarasë zyrtare nga Konventa e Stambollit kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj femrës, nuk i ka pëlqyer Uashingtonit.

Ky është një lajm zhgënjyes tha presidenti Joe Biden, sipas të cilit vendet duhet të punojnë për të rinovuar dhe forcuar angazhimet e tyre për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, duke mos hedhur poshtë traktatet ndërkombëtare të hartuara për të mbrojtur gratë dhe për t’i mbajtur abuzuesit përgjegjës.

Nga ana e saj, Turqia e sheh këtë pakt si dokument që dëmton unitetin e familjes, inkurajon divorcin dhe se referencat e saj për barazinë po përdoren nga komuniteti LGBT për t’u pranuar më gjerë në shoqëri.

Tërheqja e Turqisë nga kjo marrëveshje ndërkombëtare, ka shkaktuar një debat të ashpër tek organizatat që e konsiderojnë akordin shumë të nevojshëm kundër dhunës në familje.

Marrëveshja e Këshillit të Evropës, e quajtur Konventa e Stambollit, angazhohet të parandalojë, ndjekë penalisht dhe eliminojë dhunën në familje dhe të promovojë barazinë. Turqia e nënshkroi atë në vitin 2011, por nga ajo kohë rastet e vrasjes se grave janë rritur në vitet e fundit.