Yuri Kim, mesazh për Shqipërinë: Bashkë krah për krah!

Yuri kim mesazh per shqiperine 1100x620

Javën e kaluar, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, në mbyllje të këtyre festimeve, ka postuar një videomesazh për të gjithë shqiptarët.

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Ne jemi mbështetur te njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah”, thotë ndër të tjera ambasadorja Kim.