Zaev rikonfirmohet në krye të LSDM: Jemi lokomotiva që e çon vendin përpara

10 NENTOR KONF RAMA ZAEV VUCIC frame 41810 1100x620

Zoran Zaev konfirmohet si kryetar i LSDM në Maqedoninë e Veriut, një post të cilin e merr përsipër për të tretën herë.

Në zgjedhjet brenda kësaj partie që u mbajtën ditën e djeshme, Zaev nuk kishte asnjë rival përballë.

“E ndjej si përgjegjësi dhe detyrim të madh të çoj përpara pritjet tuaja”, tha Zaev në fund të votimit kundër të cilit votuan 888 anëtarë nga 60 840 që ushtruan të drejtën e votës.

“Në 4 vitet e ardhshme”, vijoi ai, “LSDM do të jetë lokomotiva që çon vendin përpara”.