28 punonjës policie kanë humbur jetën në një vit pandemi, mbi 2 mijë janë infektuar

Punonjes policie koronavirusi ne shqiperi te infektuar Covid 19 1100x620

Me qëllim mbarëvajtjen e masave të diktuara nga Covid-19, punonjësit e Policisë së Shtetit u organizuan “në vijën e parë të zjarrit” në përballjen me pandeminë.

Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, pas një kërkese për informacion nga A2, tregojnë se 28 punonjës humbën jetën për shkaqe të lidhura me Covid-19, nga marsi i viti të shkuar e deri më tani.

Nga të dhënat rezulton gjithashtu se në 1 vit pandemi Covid-19 u infektuan nga koronavirusi 2077 punonjës, nga të cilët 1938 punonjës policie dhe 139 punonjës civilë.

Gjatë viti të shkuar, u larguan nga Policia e Shtetit 356 punonjës, nga të cilët 260 punonjës policie dhe 96 punonjës civilë.

Policia e Shtetit ka në total 11 645 punonjës, nga të cilët 10 537 punonjës policie dhe 1108 punonjës civilë.