Ambasadori Kosnett uron kryeministrin Albin Kurti

Screenshot 3 6 1100x620

Menjëherë pas marrjes së detyrës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett e uroi Albin Kurtin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të për të ardhmen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Kosnett vlerësoi si më urgjente për qeverinë e re mposhtjen e pandemisë së COVID-19.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.