Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Chiara Ferragni dhe Fedez, sërish prindër, zbulojnë emrin e vajzës

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 10:26 | Lifestyle

Blogerja më e famshme në botë, Chiara Ferragni dhe reperi Fedez janë bërë sërish prindër.

Përmes një fotoje në Instagram, çifti njoftoi se vajza quhet Vittoria, një emër latin që do të thotë "fitore".

"23 mars, 2021. Vittoria jonë", ka shkruar çifti.

Në tetor të 2020-s, çifti njoftoi për shtatzëninë e dytë përmes një fotoje ku dukej Leo, fëmija i tyre i parë, me mbishkrimin "Familja jonë po zmadhohet".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli