Duka i shkruan Ramës: Po vjen Anglia, lejoni në stadium 30% të tifozëve, ose të paktën të vaksinuarit

Duka rama 1100x620

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka postuar një letër të hapur kryeministrit të vendit, Edi Rama, duke i kërkuar atij hapjen e pjesshme të stadiumit “Air Albania” në kuadër të sfidës prestigjioze me Anglinë, garë kualifikuese për Botërorin e ardhshëm.

Një sfidë që sipas tij “na ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore” dhe që meriton një mbështetje nga tifozët kuqezi.

I nderuar zoti Kryeministër!Uroj të kem vëmendjen tuaj të plotë, në prag të një përballjeje historike dhe të…

Posted by Armand Duka on Tuesday, March 23, 2021

“Ne kemi një stadium modern, me standardet më të larta botërore, që na lejon të kemi minimalisht 30% të tifozëve në stadium, duke mundësuar shmangien e ҫdo rreziku nga virusi Covid-19. Nëse kjo prani e limituar tifozësh shikohet ende si një problem, atëherë do ju propozoja që të lejohen në stadium të gjithë personat që janë vaksinuar dhe kanë përfituar nga procesi i vaksinimit masiv që ju si qeveri po zhvilloni në mbarë trojet shqiptare”, thuhet ndër të tjerat në letrën e kreut të FSHF-së.

Duka i drejtohet Ramës pas refuzimit të kësaj kërkese nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.