E ardhmja e “maestros”, dy javë vendimtare për Pirlo-n, projektohet rikthimi i Allegri-t

pirlo 600x338

Nga deklaratat e fundit të drejtuesve nuk duket të ketë probleme. Juventus dhe Andrea Pirlo kanë një projekt dhe sipas tij do të veprohet edhe në vazhdim.

Por, një skenar i tillë, me të tilla raporte në këtë pikë të sezonit mes drejtuesve, është parë në ambientin bardhezi edhe dy pranverat e kaluara. Pirlo luan gjithçka në dy javët e ardhshme, në dy ndeshjet, derbi me Torinon dhe takimi i prapambetur kundër Napolit.

Edhe pse shpresat për t’u rifutur në garën për titull janë të vakëta, këto dy sfida do të jenë përcaktuese për të ardhmen e ish-mesfushorit të kombëtares italiane në krye të Juventus, në të kundërt Zonja e Vjetër do të nisë menjëherë për t’u rikthyer në fillim të verës së vitit 2019, që do të thotë, të bind Masimiliano Allegrin për t’u rikthyer.

Atëherë palët i ndau vizioni për merkaton. 2 vite më vonë, si Allegri ashtu dhe krerët e Juventus, janë të së njëjtës ide për ristrukturim të skuadrës, por kthimi i teknikut livorian në Torino mbetet një pikëpyetje. Vështirësitë më të mëdha do të jenë ato të shitjes së futbollistëve. Ronaldo me pagën e tij shumë më të lartë se pjesa tjetër e skuadrës mbetet problem sikurse dhe e ardhmja e Dybala-s, rinovimi i të cili ka qenë shpesh temë diskutimi, sidomos pas këtij sezoni, ku pjesën më të madhe ka qëndruar në tribunë.

Milik, Locatelli dhe Gosens janë tre emra të cilët bardhezinjtë po i mendojnë si përforcime. Përveç Cheisa, Kulusevksi, De Ligt, Arthur apo dhe McKennie askush tjetër, nuk e ka vendin të sigurt te Juventus për sezonin e ardhshëm.