KAS rrëzon Celibashin, opozita do të ketë në zgjedhje 222 kandidatë për deputetë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzon vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që shkurtoi listat e kandidatëve për deputet të koalicionit opozitar të Partisë Demokratike.

Sipas vendimit të KAS, Partia Demokratike do të ketë në garë 222 kandidatë për deputetë dhe jo 153 që i kishte miratuar Ilirjan Celibashi.

Vendimi i KAS është marrë me shumicë votash dhe jo në mënyrë unanime.

Ky vendimi KAS tashmë i hap rrugë KQZ-së që të miratojë kompozimin e fletës së votimit ku shtimi i kandidatëve të një subjekti, ul shanset për të listuar kandidatët me emra e jo me numra.