Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kombëtarja para Andorrës, Hysaj e Gjasula: Ta nisim me këmbë të mbarë

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 14:47 | Futboll
Kombëtarja para Andorrës, Hysaj e Gjasula: Ta nisim me këmbë

Starti i mirë është gjysma e punës. Për këtë arsye, Shqipëria kërkon t’i nisë me fitore kualifikueset e Botërorit 2022. Kuqezinjtë debutojmë më 25 mars ndaj Andorrës, si një skuadër e rritur dhe me objektiv të qartë.

“Rëndësi ka ta nisim me këmbën e mbarë. Ndeshjet e para janë më të rëndësishme, të vazhdojmë aty ku e lamë në Ligën e Kombeve. Jemi një grup fantastik, kemi edhe prurje të reja si Bajrami, që do të na ndihmojë. Besoj që do ta nisim me këmbë të mbarë. Skema 3-5-2 na shkaktoi rrëmujë në fillim. Por ne e kemi kuptuar trajnerin dhe kërkojmë të zbatojmë detyrat që na jep. Nëse jemi 100 për qind të përqendruar do ta kemi më të lehtë ndeshjen. Nëse mendojmë se Andorra është ekip i lehtë, gabojmë, dhe rrezikojmë të kemi pasoja si në ndeshjen e kaluar, që dolëm barazim me këtë skuadër”, u shpreh Hysaj.

Çdo nënvlerësim do të ishte fatal dhe Shqipëria kërkon të evitojë gabimet e së kaluarës. “I kemi të gjitha mundësitë ta fitojmë këtë ndeshje dhe t’i nisim me këmbë të mbarë këto kualifikuese. Do të ishte me Anglinë ndeshja e parë, do të flisnim për një situatë ndryshe. Sa pikë në 3 ndeshje? Nuk e kam menduar fare. Janë tri ndeshje, por do të flasim vetëm për Andorrën, ku kemi detyrë që ta fitojmë. Kemi gabuar njëherë kundër Andorrës, këtë herë do të jetë ndryshe. Do të jemi të përqendruar dhe nuk do ta marrim lehtë”, tha Gjasula.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu