Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbledhja e parë e qeverisë Kurti, pandemia sfidë kryesore

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 15:28 | Kosova
Mbledhja e parë e qeverisë Kurti, pandemia sfidë kryesore

Menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike u përmendën si sfidat kryesore të ekzekutivit të ri, nga kryeministri i sapo zgjedhur në Kosovë, Albin Kurti. Në mbledhjen e parë, ceremoniale të kabinetit të tij, Kurti tha se duhet të veprohej shpejt për të ulur rastet e infektimeve, për të eliminuar vdekjet e për të ndalur recesionin ekonomik.

Edhe në fjalën e mbajtur në Kuvend, pas votimit të qeverisë me 67 vota pro e 30 kundër ditën e hënë, Kurti vlerësoi se pandemia mbetej sfida kryesore, ndërsa Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur fushatën e vaksinimit, kryeministri i ri parashtroi synimin për të vaksinuar 60 përqind të popullsisë deri në fund të vitit. Mes prioriteteve të tjera u listuan reformat në arsim, punësimi e vetingu në drejtësi.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti tha se do të punojë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese, të tilla si çështja e personave të pagjetur, dhe siguroi se pa njohjen e pavarësisë nuk do të ketë pajtim.

Qeverinë e re, Kurti e formoi me partitë e komuniteteve jo serbe, pa përfshirjen e Listës Serbe. Ekzekutiv përbëhet nga 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra, pesë prej të cilave do të jenë gra.

Kurti mori zyrtarisht detyrën në një ceremoni të zhvilluar pranë godinës së qeverisë, ku siç e kërkon tradita, paraardhësi Avdullah Hoti i dorëzoi postin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë