Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Momente tmerri, banda e armatosur merr peng kombëtaren e futbollit

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 14:31 | Futboll
Momente tmerri, banda e armatosur merr peng kombëtaren e futbollit

E pabesueshme, por e vërtetë. Skuadra përfaqësuese e Belizes në futboll u mbaj peng pas zbarkimit të saj në Haiti, për ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2022.

Momentet e tmerrit dhe terrorit u dokumentuan nga një video e regjistruar nga vetë futbollistët. Pas zbritjes së avionit në Karaibe, autobusi i skuadrës u nis drejt hotelit ku do të akomodoheshin, të shoqëruar nga katër policë me motorë. Por, udhëtimi i tyre u ndërpre nga bandat lokale.

Mbi motorë dhe të armatosur me pushkë dhe automatikë, ata i bllokuan rrugën autobusit, duke mbajtur për disa minuta peng përfaqësuesen e Belizes.

Eskorta e policisë e pa veten në një situatë ku i’u nevojit të negocionte me agresorët, që në fund u bindën t’i hapnin rrugën mjetit. Përpara ndeshjes së programuar më 25 mars, futbollistët dhe stafi i Belizes janë të sigurt në hotel.

Nga ana e saj, federata e Belizes reagoi për ngjarjen, duke saktësuar se të gjithë janë mirë dhe nga incidenti nuk ka të lënduar. Ata kontaktuan FIFA-n si edhe Konfederatën e Amerikës Veriore, Qendrore dhe të Karaibeve, për të kuptuar nëse është e mundur që ndeshja të luhet në një vend më të sigurt.

Aktualisht, Haiti po përjeton një periudhë të vështirë në aspektin ekonomik dhe politik. Prej kohësh, bandat e armatosura sfidojnë hapur policinë në rrugë dhe organizohen kundër qeverisë dhe autoriteteve. Kriminaliteti në zonën që cilësohet si një prej perlave të Karaibeve është rritur në mënyrë të frikshme, me grabitjet dhe pengmarrjet që janë kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë.

https://www.youtube.com/watch?v=MsngvNobN9Q

A2 CNN Livestream

Dita jonë