Ndryshojnë 10 ligje të drejtësisë, Xhafaj: Drejtësia mos ta shohë mbështetjen si qokë, duhet profesionalizëm

Parlamenti ka miratuar ndryshimin e 10 ligjeve që janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, doli në foltoren e Kuvendit ku kërkoi nga institucionet e reja të drejtësisë të dëshmojnë profesionalizëm.

“Kjo mbështetje nuk duhet të shihet nga Institucionet e Drejtësisë si benefite për ta ose si qoka që ne bëjmë për ta, por si mbështetje për të bërë detyrën si duhet. Këto janë lekë taksapaguesish, ndaj qytetarët kanë të drejtë të kenë pritshmëri të larta nga sistemi i ri i drejtësisë”, u shpreh ai.