“Nga çfarë keni frikë? Shqipëria meriton më shumë”, Yuri Kim sulmon Doshin dhe politikën shqiptare

SINK YURIETILDA frame 2308 1100x620

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke bërë “retweet” postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin, i bëri thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Kemi vënë re që Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në Parlament dikë që është përfolur për korrupsion. Të tjerëve u them: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” që të qëndrojmë të heshtur? Pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë? Kjo është ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më shumë”, lexohet në postimin e ambasadores amerikane.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar