Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, Policia e Durrësit shton kontrollet

Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në qytetin e Durrësit, ajo e ekzekutimit të 40-vjeçarit Edmond Koçi, i njohur me nofkën Mond Çekiçi, të shtunën e kaluar, dhe plagosja e së hënës, ka shtuar kontrollet e policisë.

Kontrollet janë zhvilluar nga grupe të FNSH-së, Shqiponja dhe shërbimet e tjera të policisë në Krujë, Shijak dhe Durrës.

Subjekt i kontrolleve është identifikimi i personave që lëvizin me armë dhe kapja e personave të shpallur në kërkim.

Mësohet se gjatë kontrolleve policia ka ndaluar disa persona, një pjesë e të cilëve për verifikim, por pa dhënë shumë detaje.