Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Parashikimi i motit: 23 mars 2021

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 07:37 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 23 mars 2021

Mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë me kthjellime e vranësira të lehta në zonat perëndimore, por me vranësira më të shpeshta dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore në zonat malore të vendit.

Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime te shumta dhe vranësira të përkohshme. Temperaturat janë ulur gjatë mëngjesit duke shënuar deri -4 në zonat e thella malore, por mbeten të pandryshuara temperaturat e mesditës kur maksimumi luhatet nga 5 gradë në zonat malore deri 10-11 gradë celsius në zonat e ultësirës.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri diku e fortë në veri dhe zonat bregdetare nga drejtimi verior-verilindor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 4 ballë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë