Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Policia dhe RENEA, aksion në Elbasan. Dy të shoqëruar

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 19:34 | Kronikë
Policia dhe RENEA, aksion në Elbasan. Dy të shoqëruar

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion në qytet, duke zhvilluar kontrolle në disa lagje dhe lokale përgjatë bulevardit.

Në mbështetje të Policisë së Elbasanit ishin edhe forcat RENEA.

Dy persona janë shoqëruar nga policia, në një "fast food" në qendër të qytetit. Në rrugë operacionale është marrë informacion se në këtë biznes posedohej e më pas shpërndahej lëndë narkotike.

Nga aksioni janë shoqëruar dy vëllezërit Erzen dhe Gëzim Mane, emra të njohur e të skeduar nga blutë e qytetit. Burime policore thanë se vëllezërit kanë bërë rezistencë ndaj punonjësve të policisë.

Pas shoqërimit të tyre dhe kontrollit të ushtruar u sekuestruan dy pistoleta.
Burime për A2 thanë se vëllezërit, në skedat e tyre, janë të njohur si shpërndarës droge në qytet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani