Presidenti Putin merr sot vaksinën kundër koronavirusit

Putin doktor 1100x620

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë sot “live” vaksinën kundër koronavirusit. Lajmin e njoftoi vetë ai gjatë ditës së djeshme në një mbledhje me qeverinë, por pa specifikuar se cilën vaksinë do të marrë, kur në vend janë certifikuar për përdorim 3 të tilla.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 6 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit në vend, me mbi 4 milionë qytetarë që i kanë marrë të dyja dozat.

Ndonëse e ka filluar procesin që në muajin dhjetor me vaksinën vendase, Rusia është shumë mbrapa me vaksinimin e popullatës.