Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Probleme te “Dardanët”, sherr Muriç-Zhegrova. Kosova përjashton portierin

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 16:05 | Futboll
Probleme te “Dardanët”, sherr Muriç-Zhegrova. Kosova

Kosova përjashton nga grumbullimi portierin Arijanet Muriç. Njoftimi zyrtar është dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila njoftoi vendimin për të larguar 22-vjeçarin nga skuadra e Chalandes, për shkak të thyerjes së disiplinës.

Situata bëhet edhe më tronditëse, pasi janë zbuluar arsyet e vendimit drastik. Sipas mediave në Kosovë, portieri Muriç është përfshirë në një konflikt fizik me sulmuesin Edon Zhegrova. Ngjarja e rëndë shkaktoi edhe përjashtimin e gardianit të Willem II në Holandë.

Tani mbetet për t’u vlerësuar sa do të ndikojë kjo situatë në aspektin psikologjik të ekipit, që këtë të mërkurë luan miqësoren kundër Lituanisë.

“Dardanët” debutojnë në kualifikueset e Botërorit 2022 me sfidat ndaj Suedisë dhe Spanjës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu