Programi i PD për të rinjtë, Basha merr mbështetjen e eurokomisioneres Gabriel

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një konference online me eurokomisioneren për Inovacionin, Maria Gabriel dhe përfaqësues të univerisetit të Modulit, paraqiti disa pika nga programi i Partisë Demokratike për arsimin dhe të rinjtë.

Sipas Bashës, një nga prioritetet e PD-së, është gjuha e huaj.

“Do të hapim programin tonë online për gjuhë të huaj. Qytetarët deri në 35 vjeç do kenë mundësinë të studiojnë falas 1 nga 5 gjuhët e huaja.”, u shpreh Basha.

Duke e cilësuar largimin e të rinjve si një problematikë madhore të vendit, Basha paraqiti dhe idetë e tij për të ndaluar fenomenin.

“Ne do të aplikojmë programin e trajnimit të dyfishtë profesional për të gjithë të rinjtë, që të aftësohen e të qëndrojnë në vend.”

Basha gjeti mbështetjen e komisioneres Gabriel, e cila inkurajoi bashkëpuninimin e Shqipërisë me BE-në.

Eurokomisionerja bëri thirrje për më shumë vëmendje në sistemin arsimor, ndërsa një rëndësi të veçantë i kushtoi arsimit profesional.