Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrau 10 persona në supermarket, i riu nga Siria ishte i sëmurë mendor

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 19:28 | Bota

Personi që vrau 10 persona në një supermarket të Kolorados, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte një 21-vjeçar nga Siria.

Sipas familjes së tij, Ahmad Alissa ishte i sëmurë mendor. 21-vjeçari kishte lindur në Siri, por ishte zhvendosur në SHBA që në moshën 3-vjeçare.

Në 18 muajt e fundit, i riu ishte ankuar në Facebook për faktin që nuk kishte të dashur dhe gjithashtu shprehte zemërim ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

Vëllai i tij tha për “The Daily Beast” se Ahmad ishte paranojak dhe shumë antisocial.

Autoritetet lokale zbuluan një detaj të tmerrshëm nga masakra e 21-vjeçarit në supermarket. Pasi qëlloi me pushkë një të moshuar në parking, ai iu afrua dhe e qëlloi edhe disa herë të tjera.

Policia zbuloi në një konferencë për shtyp se disa nga viktimat ishin në supermarket për të bërë vaksinën e Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë