Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zbardhet plagosja në Durrës, arrestohet një person, shpallet në kërkim autori

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 09:38 | Kronikë
Zbardhet plagosja në Durrës, arrestohet një person, shpallet

Policia ka bërë të ditur se ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Durrës ku mbeti i plagosur një person.

Sipas policisë, për këtë ngjarje është vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në këtë konflikt, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

https://a2news.com/2021/03/22/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-durres-2/

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë (në ambientet e spitalit), shtetasi Arben Tivari, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si dhe u shpall në kërkim shtetasi Alket Buçpapaj, 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se me datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi Alket Buçpapaj ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arben Tivari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Tivari, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Ndërkohë, theksohet se po vijon puna për arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, i cili sipas policisë është shtetasi Alket Buçpapaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani