Zgjedhjet e 25 prillit. Pas Elbasanit, ambasadorja amerikane mbërrin në Shkodër

B roll Shkodra frame 436 1100x620

Pas Elbasanit, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zbritur sot në qytetin e Shkodrës, ku ka nisur takimet me drejtuesit politikë të forcave kryesore politike, si dhe kandidatët kryesorë të tyre për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Klima politika dhe pastërtia e figurave që kandidojnë pritet të jenë temat kryesore të takimeve të ambasadores Kim, në kryeqendrën e veriut. Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera, përveç atyre të deklaruar më lart.

Shkodra shihet si një tjetër zonë e nxehtë sa i takon betejës politike për 25 prillin, pasi përveç forcave tradicionale politike si PS dhe PD, në këtë qytet pretendojnë kandidatë edhe parti më të vogla si LSI, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit që është shpallur edhe si person i padëshiruar për të udhëtuar në SHBA apo edhe Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit.