Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

88 dritëhije dhe ngjyra, ekspozohen për herë të parë vizatimet e reja të Sali Shijakut

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 16:40 | Aktualitet
88 dritëhije dhe ngjyra, ekspozohen për herë të parë

Ai ka një thesar të madh veprash, në shtëpinë e tij, në banesën karakteristike tiranase, por ka edhe shumë të tjera që publiku nuk i ka shijuar. Sepse Sali Shijaku është gjithnjë kështu, artisti që ka gjithnjë tablo të reja për të na treguar.

Disa prej tyre, që nuk janë ekspozuar asnjëherë më parë, tani i prezantohen publikut në qendrën për dialog në kryeministri edhe si një urim për 88-vjetorin e artistit.

Veprat, dritëhijet dhe ngjyrat e kanë shpëtuar jo pak herë edhe nga regjimi që herë pas here e konsideronte modernist. Artisti që vijon të jetë burim frymëzimi për shumë piktorë shqiptarë, vazhdon të hedhë ide, ndjesi e ngjyra në tablo, ndonëse ka vetëm pak që ka humbur bashkëshorten.

Ndonëse veprat e tij sot janë shpërndarë në shumë vende të botës, një pasuri të madhe e gjen në shtëpinë e tij që është kthyer në një muze të vërtetë dhe rreth 90 vepra ruhen në fondin e galerisë kombëtare si pjesë e një koleksioni të çmuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani