Bajrami në dyshim, pritet “drita jeshile” nga FIFA

Bajrami Nedim 1100x620

Nedim Bajrami, një prej emrave të rinj të trajnerit Reja, është lojtari i vetëm që rrezikon aktivizimin ndaj Andorrës.

Situata e 22-vjeçarit të afruar rishtaz në Kombëtare, është paksa e komplikuar. Djaloshi është shqiptar i Maqedonisë, i lindur në Zvicër, e për momentin FIFA ende nuk ka dhënë “dritën jeshile” për aktivizimin.

Nëse leja për debutimin me Shqipërinë vjen në kohë, atëherë fantazisti mund të mbahet në konsideratë prej ndeshjes në Andorra, edhe sepse në skuadër mungon një lojtar me karakteristikat e tij.

Për më tepër, futbollisti i Empolit cilësohet si një prej pikave të rëndësishme të projektit drejt Europianit të vitit 2024.