Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Elon Musk tregon si do të duket qyteti i parë në Mars

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 13:59 | Teknologji

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk habit sërish me vizionin e tij futuristik.

Ditët e fundit ai ka prezantuar një projekt se si do të duket qyteti i parë në planetin e kuq, i cili kohët e fundit është synim i eksplorimit të kompanisë së tij dhe NASA.

Projekti i qytetit të parë në Mars është realizuar nga studioja arkitekturore ABIBOO, e cila tregon se ai është vendosur në një rajon të planetit të kuq të quajtur “Tempe Mensa”.

“Qyteti i Nuwa është vendosur në shpat të një prej shkëmbinjve të Marsit dhe furnizohet me ujë të bollshëm. Terreni i pjerrët ofron mundësinë për të krijuar një qytet vertikal të futur në shkëmb, i mbrojtur nga rrezatimi dhe meteoritët, ndërsa ka qasje indirekte në rrezet e diellit”, shkruan kompania ABIBOO.

Krijuesit kanë bashkëpunuar me shkencëtarët për të plotësuar të gjitha gjërat e nevojshme që do t’iu nevojiten njerëzve për të mbijetuar në këtë planet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë