Juventus, Nedved zbulon të ardhmen e Cristianos dhe Pirlos

nedved 1100x620

Në momentin më të vështirë të 10 viteve të fundit për Juventusin, zv/presidenti i klubit torinez, Pavel Nedved, ka qartësuar zërat mbi të ardhmen e yllit të skuadrës dhe trajnerit.

Sipas Nedved, Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo do të jenë pjesë e Juves edhe sezonin e ardhshëm.

“Pirlo është dhe do të jetë trajneri i Juventusit, me 100%. Kemi një projekt me të dhe e dinim se do të kishte vështirësi. Donim të bënim diçka më shumë këtë vit, por nuk ia dolëm dot. Megjithatë, i kishim parashikuar vështirësitë”, tha Nedved.

Në lidhje me CR7, Nedved theksoi: “Për mua, Cristiano nuk preket. Ka një kontratë deri në 30 qershor 2022 dhe do të qëndrojë. Ka shënuar më shumë se 100 gola me ne dhe na ka mbajtur mbi shpatulla në Champions League”.