Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kandidatët e PS, Shameti “përplaset” me Gjonajn, Kodheli kritika kabinetit Rama

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 15:44 | Politikë
Kandidatët e PS, Shameti “përplaset” me Gjonajn, Kodheli

Në prag të çeljes së fushatës elektorale, të përjashtuarit nga lista e kandidatëve kanë filluar të shfaqin mëritë e tyre.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, i larguari Adnor Shameti, i cili do të gëzojë mandatin e deputetit edhe për disa muaj, hodhi një akuzë ndaj Ministres së Drejtësisë, Etlida Gjonaj që në zhargon mund të quhet “një kunj” ndaj kandidates në vend të sigurt.

“Duke falënderuar ministren që pas katër vitesh gjeti kohë nga koha e saj e vyer për të qenë në Komitetin për Politikën e Jashtme pasi në marrëveshje kemi bërë gjithë kohës, por e gjej rastin ta vlerësojë për impenjimin e saj individual pasi është hera e parë që e kemi në komitet të jashtëm”, u shpreh ai.

Ministrja e Drejtësisë krahas argumenteve pozitive të marrëveshjes për të cilën ishte paraqitur, dha edhe një përgjigje për Shametin.

“Unë kam qenë e pranishme në komision sa herë që më është bërë ftesë dhe sa herë jam thirrur”, u shpreh ajo.

Por kritikat ndaj ministrave të Kabinetit qeveritar i kishte edhe Mimi Kodheli e pozicionuar në vendet e fundit të listës së PS-së në Tiranë e cila u zëvendësua nga prurjet e reja.

 “Kolegu Shameti e kishte për të gjithë ata koleg tuajin që është dashur të kemi prezencën e tyre dhe nuk kanë qenë prezent”, theksoi Kodheli.

Pavarësisht fërkimeve, Komisioni i Jashtëm miratoi marrëveshjen e ekstradimit me SHBA pa asnjë votë kundër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu