Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kim Jong-Un shfaqet në publik, Biden nuk i konsideron provokim raketat e Koresë së Veriut

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 15:00 | Bota
Kim Jong-Un shfaqet në publik, Biden nuk i konsideron provokim raketat e

Koreja e Veriut i rikthehet metodave të vjetra të presionit, por me një fuqi më të ulët. Regjimi komunist lëshoi raketa jobalistike gjatë fundjavës, të cilat nuk shkelën rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky lloj reagimi shikohet si një kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe ushtrisë amerikane. Por, lëshimi i raketave nuk është parë si një provokim nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili i konsideroi si zhvillime të zakonshme.

“Kemi mësuar se nuk ka ndryshuar asgjë”, u shpreh Biden.

Koreja e Jugut konfirmoi se dy raketa janë lëshuar në Detin e Verdhë gjatë së dielës nga Koreja e Veriut. Rezoluta e OKB-së, që solli sanksione strikte ndaj Penianit, e ka ndaluar vendin komunist vetëm që të qëllojë me armë kërcënuese, të tilla si raketat balistike. Por testimi i fundit nuk do të thotë se nuk shqetëson komunitetin ndërkombëtar. Këto zhvillime vijnë teksa administrata Biden vijon përpjekjet për të vendosur kontakte diplomatike me diktatorin Kim Jong-Un.

Lideri koreanoverior u shfaq së fundmi në publik duke prezantuar 10 mijë apartamente të reja në kryeqytetin Penian.

“Nuk ka gjë më të vlefshme, të nderuar dhe gëzuar se sa të dedikojmë pa hezitim djersën dhe pasionin tonë për të ndërtuar zonën ideale”, u shpreh Kim Jong Un, lider i Koresë së Veriut.

Regjimi i Kim Jong-Un duket i përqëndruar tashmë në zhvillimin e ekonomisë dhe e ka lënë mënjanë shtimin e kapaciteteve luftuese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë